Logo Luan Morina
Ridrejtimi i vizitorit sipas gjuhës së shfeltuesit të tij

Kodi i gjuhës së shfletuesit tuaj është:

Shembull i funksionit PHP për ridrejtim sipas gjuhës së shletuesit

<?php
$lc = ""; 
if (isset($_SERVER['HTTP_ACCEPT_LANGUAGE']))
  $lc = substr($_SERVER['HTTP_ACCEPT_LANGUAGE'], 0, 2);
  
if ($lc == "en"){
  header("location: english/");
  exit();
} 
  
else if ($lc == "de"){
  header("location: deutsch/");
  exit();
}
  
else if ($lc == "sq"){
  header("location: shqip/");
  exit();
}
  
else { 
  header("location: english/");
  exit();
}
?>

Çka bën funksioni me kodin më lartë?

Ky funksion e ridrejton vizitorin në adresë tjetër të uebit duke u bazuar në gjuhën e shfletuesit të tij. Nëse gjuha e shfletuesit është anglisht ai rijdrejtohet në faqen në gjuhën angleze. Nëse gjuha e shfletuesit është gjermaninsht ai rijdrejtohet në faqen në gjuhën gjermane. Nëse gjuha e shfletuesit është shqip ai rijdrejtohet në faqen në gjuhën shqipe. Nëse asnjëra nga këto gjuhë nuk është e shfletuesit, atëherë ai ridrejtohet në faqen në gjuhën angleze.

A është mirë që ta përdorni ju këtë funksion?

Pa regjistrim të vizitorëve për sajtin tuaj të uebit asnjë mundësi e ridrejtimit nuk është pa të meta.

  • Kontrollimi i adresës së rrjetit, pa lejen e vizitorit, është ilegal. E meta tjetër është se shqiptarëve jashtë shtetit ëmë nuk ju hapet faqja në gjuhën shqipe, por e gjuhës së atij shteti.
  • Mundësia e kontrollimit të gjuhës së shfletuesit sikur në shembullin këtu ka gjithashtu një të metë. Shumë shqiptarë nuk e instalojnë shfletuesin në gjuhën shqipe. Mirëpo ky kontroll nuk është shkelje e të drejtave të përdoruesit, nëse këtë e lejon shfletuesi i tij.

   Ridrejtimi i vizitorit sipas gjuhës së shfletuesit