PHP

Çka është gjuha PHP

Sqarim i shkurtë i gjuhës PHP

Gjuha PHP (“Pë-Hë-Pë”) është gjuhë e krijimit të faqeve të uebit. Ajo që e dallon PHP-në nga diçka si JavaScript është se kodi ekzekutohet në server, duke gjeneruar gjuhë HTML e cila i dërgohet klientit. Klienti i merr rezultatet e ekzekutimit të atij skripti, por nuk e sheh përmbajtjen e tij. Bile serveri i internetit mund të konfigurohet që të përpunojë të gjithë skedarët e HTML-it me PHP, që do të thotë se klienti nuk e di kurrë se çka bën kodi i programuesit.

Ku përdoret gjuha PHP zakonisht?

  • Për krijime të uebit: PHP përdoret gjerësisht për të ndërtuar faqe interneti, aplikacione në internet dhe sisteme të menaxhimit të përmbajtjes (CMS) si WordPress, Drupal dhe Joomla.
  • Për trajtime të formularëve: PHP trajton të dhënat e formularit të dorëzuara nga përdoruesit, i përpunon ato dhe mund t'i kthejë përgjigjet.
  • Për trajtime të sesioneve: Mund të krijojë sesione përdoruesi për ndjekjen e aktiviteteve të përdoruesit ose ruajtjen e gjendjeve të hyrjes.
  • Për trajtime të skedarëve: PHP mund të hapë, lexojë, shkruajë dhe krijojë skedarë në server.

Shembull i thjeshtë

Ky është një shembull i thjeshtë i faqes në gjuhën PHP, me të cilin vetëm fjala në mes thonjëzave “Përshëndetje” i tregohet klientit në faqen e tij të uebit:

PHP
<?php echo "Përshëndetje" ?>

Histori e shkurtë

Zhvillimi i PHP filloi në 1993 kur danezi Rasmus Lerdorf shkroi disa programe në gjuhën C, të cilat ai i përdorte për të krijuar faqen e tij personale të uebit, shkurtimisht PHP (Personal Home Page). Rasmusi thoshte se e urrente programimin, po se i pëlqente të zgjedh probleme.

Sipas W3Techs, organizatë e cila jep informacion për përdorimin e teknolgjisë në ueb, PHP përdoret nga 76.6% e të gjitha faqeve të internetit (1 janar 2024).