Përrallë me moral

Vallëzimi i majmunëve

Një udhëheqës i kishte ushtruar disa majmunë të kopshtit të tij zoologjik që të vallëzojnë. Ky i kishte veshur këta një ditë me rroba të njerëzve dhe i kishte vënë në tribunë që t'i shoh i gjithë populli sa të aftë që ky i ka bërë ata. Sikur që kishte pritur ky majmunët e tij vallëzonin bukur. Gati të gjithëve ju pëlqente vallja. Shumë krenoheshin me këtë arritje.

Por kjo befasi ndodhi:

Njëri nga të pranishmit i gjuajti disa arra në tribunë. Majmunët e ndalën vallëzimin menjëherë, i shqyen rrobat e veshura dhe filluan të vrapojnë pas arrave.

Karakteri i vërtetë mund të zbulohet shumë lehtë