Sorra krakërinte një ditë lartë mbi një lis dhe zbriti në fushë që të bisedoj me lepurin. Lepuri e pyeti sorrën se si mund të jetoj ajo kështu, pa bërë asgjë, por vetëm duke bërë zhurmë lartë në lis. Sorra i tha lepurit: “Pse të bëj diçka. Bujku e mbjell misrin, unë e ha. Bujku e mbjell grurin, unë e ha. Bujku i mbjell frutat, unë i ha. Edhe ti mundesh të kënaqesh duke jetuar me djersën e të tjerëve, pa bërë asgjë.”
Lepurit i pëlqeu kjo ide. Ai doli një ditë në fushë, u shtri në shpinë dhe vendosi që të mos bëj asgjë. Por, pas një kohe e pa atë një dhelpër. Ajo kërceu mbi të dhe e hëngri.