Një shqiponjë me dy koka fluturonte një ditë lartë dhe e pa një pemë në tokë. Ajo zbriti dhe njëra kokë filloi ta hajë. Koka tjetër e pyeti se a ka mundësi që edhe ajo ta shijoj këtë pemë. Kjo kokë i tha se e kanë të njëjtin bark dhe se të dyja kokat ushqehen, pa marrë parasysh se në cilën gojë futet ushqimi.
Kjo kokë u zemërua shumë për këtë. Një ditë kjo e gjeti kjo një pemë të helmuar. Koka tjetër i tha që mos ta hajë se vdesin të dyjat nga helmi, por ajo i tha se do ta hajë për inat të saj. Kështu shqiponja me dy koka vdiq, vetëm pse njëra kokë ja kishte inatin tjetrës.