Një bujk duke shëtirur në pyll një ditë e gjeti një vezë të shqiponjës në një çerdhe. Ai e mori këtë vezë me vete dhe e vendosi nën pulën e tij klloçkë. Shqiponja u rrit pastaj me zogjtë e pulës, por nuk mësoi kurrë të fluturonte. Pas shumë vitesh shqiponja ishte plakur.
Një ditë ajo e pa një shqiponjë tjetër e cila fluturonte lartë në qiell dhe mendoi me pikëllim: “Ah, sa mirë do të kishte qenë po të isha lindur shqiponjë. Mbretëreshë e pyjeve. Mbretëreshë e bjeshkëve. Mbretëreshë e qiellit.”
Ka shumë njerëz të cilët janë rritur me pula. Këta shpesh harrojnë se janë shqiponja dhe pajtohen me gjelin si udhëheqës të tyre.
Bretkosa dhe akrepi
Bujku dhe lejlekët
Bujku dhe pusi
Dhelpra dhe bishti i këputur
Dy dhitë dhe ura
Dy shokët dhe ariu
Dhelpra, gomari dhe luani
Korbi dhe lepuri
Luani dhe dhelpra e zgjuar
Njeriu dhe luani
Njeriu dhe pylli
Pallua dhe shqiponja
Shqiponja dhe pulat
Shqiponja me dy koka
Vallëzimi i majmunëve