Një pallua, i fryrë nga kotësia, e takoi një shqiponjë një ditë. Për t'i bërë përshtypje, e hapi bishtin e tij të mrekullueshëm. "Shiko," tha ai. "Kush mund të krahasohet me mua? Unë jam veshur me gjithë lavdinë e ylberit, ndërsa pendët e tua janë të zeza si qymyri."
Shqiponja i hapi krahët e gjerë dhe fluturoi lart drejt diellit. “Nëse mundesh, më ndiq”, i tha atij. Pallua mbeti aty ku ishte në mes zogjve të shtëpisë, derisa shqiponja u ngjit e lirë shumë lartë në qiellin e kaltër.
Dobia dhe liria kanë shumë më tepër vlerë, sesa fama dhe bukuria.
Bretkosa dhe akrepi
Bujku dhe lejlekët
Bujku dhe pusi
Dhelpra dhe bishti i këputur
Dy dhitë dhe ura
Dy shokët dhe ariu
Dhelpra, gomari dhe luani
Korbi dhe lepuri
Luani dhe dhelpra e zgjuar
Njeriu dhe luani
Njeriu dhe pylli
Pallua dhe shqiponja
Shqiponja dhe pulat
Shqiponja me dy koka
Vallëzimi i majmunëve