Një njeri dhe një luan po diskutonin një ditë për forcën që e kanë në krahasim me njëri tjetrin. Njeriu thoshte se njerëzit ishin shumë më të fortë se luanët për shkak të inteligjencës së tyre të madhe. "Eja ti me mua tani," i tha njeriu luanit, "e unë ta dëshmoj se kam të drejtë."
Njeriu e çoi luanin në muze dhe ja tregoi një pikturë të Herkulit, dhe i tha atij: “Luani mund të jetë mbreti i bishave, por shiko ti këtë pamje. Në duart tona ai është sikur dylli.”
Luani ju përgjigj kështu: "Kjo pikturë nuk vërteton asgjë, sepse njeriu e ka vizatuar atë. Po ta kisha vizatuar unë, krejt ndryshe do të dukej."
Gjithçka varet nga këndvështrimi, dhe nga kush e tregon historinë.
Bretkosa dhe akrepi
Bujku dhe lejlekët
Bujku dhe pusi
Dhelpra dhe bishti i këputur
Dy dhitë dhe ura
Dy shokët dhe ariu
Dhelpra, gomari dhe luani
Korbi dhe lepuri
Luani dhe dhelpra e zgjuar
Njeriu dhe luani
Njeriu dhe pylli
Pallua dhe shqiponja
Shqiponja dhe pulat
Shqiponja me dy koka
Vallëzimi i majmunëve