Dy shokë shkuan që të shëtisin në mal një ditë. Pasi që mali kishte arinj këta u morën vesh që të kujdesen për njëri tjetrin në rast rreziku.
Pas një kohe e panë këta një ari të madh. Njëri nga këta menjëherë u ngjit në një lis. Tjetri nuk mund të ngjitej dhe u shtri në tokë dhe u paraqit se ishte i vdekur. Ariu iu afrua këtij të fundit, i mori erë tek veshët e tij dhe u largua.
Për fat të mirë arinjtë nuk i sulmojnë njerëzit e vdekur.
Kur ariu u largua shoku zbriti nga lisi dhe e pyeti se çka i tha ariu këtij në vesh. Ky ju përgjigj: “Ariu më tha: ruaju nga shokët e rremë.”
Mësim i mirë për njeriun që të ruhet nga shokët e rremë.
Bretkosa dhe akrepi
Bujku dhe lejlekët
Bujku dhe pusi
Dhelpra dhe bishti i këputur
Dy dhitë dhe ura
Dy shokët dhe ariu
Dhelpra, gomari dhe luani
Korbi dhe lepuri
Luani dhe dhelpra e zgjuar
Njeriu dhe luani
Njeriu dhe pylli
Pallua dhe shqiponja
Shqiponja dhe pulat
Shqiponja me dy koka
Vallëzimi i majmunëve