Logo Luan Morina
  Tregime me moral > Dhelpra, gomari dhe luani

Një gomar dhe një dhelpër ishin bërë shokë të ngushtë. Gomari priste zarzavate të freskëta nga kopshti, dhelpra gllabëronte pula nga oborri i fermës fqinje ose djathë nga bulmeti. Një ditë e takuan këta të dy një luan. Gomari u frikësua shumë, por dhelpra ia qetësoi frikën.

"Unë do të flas me të," tha ajo. Dhelpra eci me guxim deri te luani dhe i tha atij: "Madhëria juaj. Unë e kam një plan të mirë në kokën time. Nëse ju më premtoni se nuk do të më lëndoni mua, unë do ta çoj atë krijesë budallaqe tek një gropë ku ai nuk mund të dalë, dhe ju mund të kënaqeni duke ngrënë mish të freskët."

Luani ra dakord. Dhelpra u kthye te gomari dhe i tha. “U mora vesh me luanin që ai të na mos na lëndoj neve. Eja ti me mua. Unë e di një vend të mirë për t'u fshehur derisa ai largohet." Dhelpra e çoi gomarin në një gropë të thellë. Por, kur luani e pa se gomari ishte i tij i sigurt për ta ngrënë, ai e ngrëni së pari dhelprën. 

Ata të cilët merren vesh me armikun duhet të ruhen që të mos tradhtohen edhe vetë nga ai.