Logo Luan Morina
  Tregime me moral > Bretkosa dhe akrepi

Akrepi vendosi një ditë që të largohet nga shpella e tij e errët dhe të gjej një vend tjetër më të mirë për të jetuar. Pas një kohe erdhi ai tek një lum. Akrepi qëndroi buzë lumit duke menduar se si mund të kalonte në anën tjetër. Ai e dinte se nuk mund të notonte. Për fat të mirë ai e pa një bretkosë dhe e pyeti se a ka mundësi që ajo ta bartë atë mbi shpinë. Bretkosa i tha se ajo frikohet se ai e thumbon dhe e mbytë. Akrepi i tha asaj se kurrë nuk do ta thumbonte dikë që ja shpëton jetën, por vetëm falënderues do të ishte. Kështu u morën vesh këta dhe akrepi hipi mbi shpinë të bretkosës. Por kur akrepi e pa se e kaloi lumin e thumboi bretkosën.

Bretkosa, duke vdekur, e pyeti se si mund ta mbys ai atë edhe pse i kishte premtuar asaj se nuk do ta bënte këtë. Akrepi i tha asaj: “Unë jam akrep. Ky është karakteri im. Nuk mund ta ndryshoj atë, pa marrë parasysh se çka të kam thënë unë ty.” 

Karakteri i shumë njerëzve është njësoj. Ata nuk e ndryshojnë atë, përkundër premtimeve të tyre.