Logo Luan Morina
Importimi i të dhënave nga Excel

Importimi i të dhënave nga Excel mund të bëhet më së lehti me phpMyAdmin, kështu:

  • Hape dokumentin në Excel
  • Kliko në meny në Skedari > Ruaj si > (zgjidh nga opsionet) > CSV UTF-8 (i kufizuar me presje) (*.csv)
  • Hape skedarin e ruajtur me bllokun e shënimeve (ose me një program tjetër të përpunimit të thjeshtë të tekstit) dhe shiko se me cilën shenjë janë ndarë rreshtat aty.
  • Hape phpMyAdmin dhe kliko në pullën Importi
  • Gjeje dokumentin .csv dhe ngarkoje atë. Plotëso pas ngarkimit shenjën me të cilën janë ndarë rreshtat në .csv, për shembull pikëpresja;
  • Kontrollo se a janë plotësuar fushat si duhet dhe kliko në pullën Shko
  • Tani tabela importohet

Pas importimit

Pas importimit shiko se si është emëruar tabela e importuar (kjo informatë tregohet në krye të faqes). Hape tabelën e krijuar dhe ndrysho emrin apo strukturën e saj, sipas nevojës.

Çka është phpMyAdmin

phpMyAdmin është një mjet falas i shkruar në PHP, i krijuar për administrimin e MySQL-it në Web. phpMyAdmin mbështet shumë operacione për bazën e të dhënave MySQL, për shembull menaxhimin e bazave të të dhënave, tabelave, kolonave, relacioneve, indekseve, përdoruesve, lejeve, etj.

Ky mjet mundëson gjithashtu ekzekutimin e drejtpërdrejt të secilës deklaratë në gjuhën SQL.

SHKARKIMI I MËSIMIT PËR SHTYPJE NË LETËR
Mësimi i shkarkuar mund të përdoret vetëm për nevoja personale ose në shkolla publike!
   Importimi i të dhënave nga Excel