Logo Luan Morina
Demonstrim i lëvizjes në krye të faqes

Këngët e pakëndueme

Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme
të cilat ende vuejtja as gëzimi s’i nxori,
të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme
me shpërthye, m’u këndue pa frigë e pa zori.

Thelltë në veten teme kangët e miajesin…
e unë jam vullkani që fle i fashitun,
por kur t’i vijë dita të gjitha ka me i qitun
në një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin.

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën.

O kangët që fleni reliktet e mia
q’ende s’keni prekun as një zemër të huej,
vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia
unë- djepi juej; ndoshta vorri juej.


Migjeni

HTML

<span class="leviz-ne-krye-te-faqes">Kreu i faqes</span>

JS

$(".leviz-ne-krye-te-faqes").click(function(event) {
event.preventDefault();
$("html").animate({ scrollTop: 0 }, "slow");
}); 
   Lëvizja në krye të faqes