jQuery është bibliotekë e shpejtë e JavaScript-it. Është skript i vogël, por shumë i pasur me veçori. Ky i bën gjërat sikur kalimi dhe manipulimi i dokumenteve HTML, trajtimin e ngjarjeve, animacionin dhe Ajax-in shumë më të thjeshtë me një NPA të lehtë për t'u përdorur që funksionon në një mori shfletuesish. NPA është shkurtesë për Ndërfaqja e Programimit të Aplikacionit. Në gjuhën angleze MPA quhet API, shkurtesë për Application Programming Interface.
Versionin fillestar e ka zhvilluar John Resig në vitin 2005, dhe e ka paraqitur këtë për herë të parë në vitin 2006 në një tubim të quajtur BarCampNYC.
Ku mund të vendoset jQuery
jQuery mund të vendoset në të njëjtin server ku janë faqet dhe të bëhet lidhja me atë, ose mund të bëhet lidhja me skedarin në serverin e CDN-it. Përparësia e lidhjes me server të CDN-it është se ai ngarkohet më shpejtë se nga serveri ku ruhen faqet.
Lidhja me skriptet në HTML bëhet zakonisht në mes etiketave <head> </head>, por nëse keni shumë lidhje tjera aty, është më mirë që ta vendosni lidhjen para mbylljes së etiketës </body>
Lidhja me jQuery
<script src="https://cdnjs.cloudflare.com/ajax/libs/jquery/3.6.4/jquery.min.js"
integrity="sha512-pumBsjNRGGqkPzKHndZMaAG+bir374sORyzM3uulLV14lN5LyykqNk8eEeUlUkB3U0M4FApyaHraT65ihJhDpQ=="
crossorigin="anonymous"
referrerpolicy="no-referrer">
</script>