Elementi i ankorimit
Elementi  ...
(ose elementi i ankorimit) i gjuhës HTML, me atributin e tij href
, adreson një URL.
URL, anglisht Uniform Resource Locator (Gjetës Uniform i Burimeve) tregon një burim unik. Burim i tillë mund të jetë një faqe HTML, një dokument CSS, një imazh, etj. Pasi që burimi i përfaqësuar nga URL-ja dhe vetë URL-ja trajtohen nga serveri i uebit, i takon pronarit të serverit të uebit të menaxhojë atë burim dhe URL-në e lidhur me atë.
HTML

Adresa e sajtit të uebit

Adresa e postës elektronike

Numri i telefonit

Sqarim i kodit më lartë:
Adresa e sajtit të uebit

Kur përdoruesi klikon në hipërlidhje hapet faqja kryesore e domenit shembull.com;Adresa e postës elektronike

Kur përdoruesi klikon në hipërlidhje hapet aplikacioni i përdoruesit për dërgim të postës elektronike në adresën emri@shembull.com;Numri i telefonit

Kur përdoruesi klikon në hipërlidhje hapet aplikacioni i përdoruesit për të telefonuar atë numër të telefonit
Anatomia e faqes HTML
Ankorimi
Audio
Çka është gjuha HTML
Çka janë stilet CSS
Figura
Formatimi i tekstit
Fusha e formularit me datë
Fusha e formularit me kohë
Fusha e formularit pa efektin e shkëlqimit
Klasa dhe identifikimi në CSS
Kokëzimi
Last Child dhe Not Last Child
Lista me të dhëna
Ndarësi i temës
Nëntituj për audio ose video
Paragrafi
Përmbajtja e grupuar
Projektim i kalendarit
Projektim i fushës së formularit me zonë të tekstit
Rrotullimi
Stilet e lidhura
Stilet e ngulitura
Stilet rendore
Shtresa mbi tjetrën
Vërtetimi i fushës së formularit
Video