Shembull i një faqe themelore në gjuhën HTML:
<!doctype html>
<html lang="sq">
<head>
<meta charset="utf-8" />
<meta name="viewport" content="width=device-width, initial-scale=1">
<title>Titulli i faqes</title>
</head>
<body>
<img src="imazhet/flamuri.jpg" alt="Flamuri shqiptar" />
</body>
</html>
Sqarim i etiketave (sipas numrit të rendit më lartë)
- 1
<!DOCTYPE html>
— I tregon sistemit të përdoruesit se ky dokument është faqe e tipit HTML. - 2 ... 11
<html></html>
— E mbështjell të gjithë përmbajtjen e faqes dhe njihet si elementi rrënjë. Ai gjithashtu përfshin atributinlang
, duke vendosur gjuhën kryesore të dokumentit (sq = shqip). - 3 ... 7 <head></head> — Vepron si një enë për të gjitha gjërat që dëshironi të përfshini në faqen HTML që nuk është përmbajtje e cilat tregohet në faqe. Kjo përfshin gjëra të tilla si fjalë kyçe dhe një përshkrim faqeje që dëshironi të shfaqet në rezultatet e kërkimit, CSS për të stiluar përmbajtjen, deklarata të grupeve të karaktereve dhe më shumë.
- 4
<meta charset="utf-8">
— E vendos grupin e karaktereve që dokumenti duhet të përdorë. UTF-8 përfshin shumicën e karaktereve të gjuhëve të shkruara (duke përfshirë edhe shkronjat ë dhe ç) - 5
<meta name="viewport" content="width=device-width">
— Ky element siguron që faqja të tregohet në gjerësinë e portës së shikimit, duke parandaluar që shfletuesit celularë t'i tregojnë faqet më të gjera se sa porta e shikimit dhe t'i tkurrin ato. - 6
<title></title>
— E cakton titullin e faqes. Ky titull tregohet në skedën e shfletuesit ku faqja është ngarkuar. Përdoret gjithashtu për të përshkruar faqen kur përdoruesi e vendos tek parapëlqimet e tij në shfletues. - 8 ... 10
<body></body>
— E mban të gjithë përmbajtjen e cila ju tregohet përdoruesve të uebit kur ata e hapin faqen, qoftë tekst, imazhe, video, lojëra, audio skedarë ose çfarëdo tjetër.
Anatomia e faqes HTML
Ankorimi
Audio
Çka është gjuha HTML
Çka janë stilet CSS
Figura
Formatimi i tekstit
Fusha e formularit me datë
Fusha e formularit me kohë
Fusha e formularit pa efektin e shkëlqimit
Klasa dhe identifikimi në CSS
Kokëzimi
Last Child dhe Not Last Child
Lista me të dhëna
Ndarësi i temës
Nëntituj për audio ose video
Paragrafi
Përmbajtja e grupuar
Projektim i kalendarit
Projektim i fushës së formularit me zonë të tekstit
Rrotullimi
Stilet e lidhura
Stilet e ngulitura
Stilet rendore
Shtresa mbi tjetrën
Vërtetimi i fushës së formularit
Video