Për hapje të Popover-it me klikim përdoret funksioni data-bs-trigger="click"
Nëse vizitori e ka hapur Popover-in me klikim, duhet të klikojë prapë mbi të njëjtin element për ta mbyllur atë. Mund të jetë problem nëse vizitori i faqes nuk e di këtë. Gjithashtu mund të ndodh që Popover-i të hapet mbi elementin e klikimit, pa mundësi të klikimit për ta mbyllur atë. Këtë problem mund ta zgjedhim duke e vendosur një pullë brenda Popover-it të hapur që ta mbyllim atë me skript shtues, sikur në shembullin më poshtë:
HTML
<span data-bs-toggle="popover" title="Sindroma Stendahl <span class='pulla-per-mbyllje'><i class='fa-solid fa-circle-xmark'></i></span>" data-html="true" data-bs-trigger="click" data-bs-content="<p>Përmbajtja me <strong>HTML</strong>.</p>">teksti për hapje</span>
JS për hapje
var popoverTriggerList = [].slice.call(document.querySelectorAll('[data-bs-toggle="popover"]'))
var popoverList = popoverTriggerList.map(function (popoverTriggerEl) {
return new bootstrap.Popover(popoverTriggerEl, {
html: true
})
})
JS për mbyllje
<script>
$(document).on("click", ".popover .pulla-per-mbyllje" , function(){
$('[data-bs-toggle="popover"]').popover("hide");
});
</script>